Friday, September 27, 2024
spot_img

Së shpejti baba për herë të dytë, Gold Ag zbulon gjininë e fëmijës

- Advertisement -..

Gold Ag, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi do bëhet së shpejti sërish baba dhe sot ka ndarë disa detaje me publikun.

Edhe këtë herë reperi dhe partnerja e tij presin një djalë. Në një intervistë për ‘Ftesë në pesë’ artisti zbuloi se djali i tyre një-vjeçar do bëhet vëlla i madh.

“Jemi në pritje të fëmijës së dytë i cili është prapë djalë. I dua edhe vajzat edhe djemtë. Në jetë kam patur nevojë për vëllezër dhe më vjen mirë që djali im do bëhet me vëlla. Shpresoj të bëhen edhe me vëllezër dhe motra të tjerë.” -tha ai.

Zakonisht gratë mundohen që t’ua japin në një mënyrë të veçantë partnerëve të tyre lajmin se do bëhen me fëmijë. Por në rastin e Gold Ag ka ndodhur e kundërta.

“Lajmin e mora pak para nuses. Ka patur shenjat e shtatzënisë dhe kur shkuam në klinikë i kërkuam gjinekologes mos t’i tregojë edhe nëse është. Më vonë e kuptoi, por ishte si surprizë.”- tregoi ai.

Mes të tjerash, reperi zbuloi se ata kanë menduar edhe emrin por nuk e zbulojnë derisa djali të vijë në jetë. “E kemi menduar edhe emrin, do e zbulojmë në shtator kur të vijë në jetë. Është një emër që më ka pëlqyer dhe lidhet edhe me Guerilin.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X