Pas fejesës së Britney Spears dhe Sam Asghari, çifti tashme janë gati të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
Partneri i këngëtares, njoftoi përmes një InstaStory të dielën se ai dhe Britney kanë caktuar një datë martese.
“Jetët tona kanë qenë një përrallë reale”, shkroi ai mbi një foto nga kur dyshja u fejuan për herë të parë në shtator 2021.
“Gëzuar Ditën e Nënës për ty që së shpejti do të bëhesh mbretëresha ime.”
Asghari më pas shtoi: “Gjithashtu dita e madhe është caktuar! Por askush nuk do ta dijë deri ditën e nesërme”.
Megjithatë, ikona e pop-it mund të ketë lënë një aluzion të madh se dasma do të bëhet më shpejt se sa vonë – pasi dizajnet e fustanit të saj janë duke u zhvilluar.
“Dhe po, kjo është velloja e fustanit tim të nusërisë 👰🏼♀️!!!” ajo shkroi një foto të maces së saj e cila ishte ulur mbi vellon.
Në nëntor 2021, Spears njoftoi se kishte zgjedhur miken e vjetër dhe stilisten ikonike Donatella Versace për të bërë fustanin e saj të nusërisë.
Që atëherë, Versace, 67 vjeç, është parë duke bërë disa vizita në pronën e Spears në Kaliforni.