Friday, March 21, 2025
spot_img

Së shpejti propozim për martesë ?! Flet për herë të parë Ronaldo

- Advertisement -..

Cristiano Ronaldo ka adresuar spekulimet mbi martesën me partneren e tij prej vitesh, Georgina Rodríguez.

Dyshja janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë ndërtuar një familje të madhe së bashku, por ende nuk kanë zyrtarizuar bashkimin e tyre. Në dokumentarin e Netflix “I Am Georgina”, Ronaldo theksoi se martesa është një vendim i përbashkët:

Mund të ndodhë brenda një viti, në gjashtë muaj ose në një muaj. Jam 1000% i sigurt se do të ndodhë.”

Ndërkohë, Georgina ka treguar se miqtë e saj shpesh bëjnë shaka me këngën e Jennifer Lopez “The Ring”, duke e pyetur kur do të vijë unaza e shumëpritur.

Spekulimet u shtuan edhe më shumë kur, gjatë një fjalimi në Globe Soccer Awards, Ronaldo iu referua Georginës si “gruaja ime”, duke ngritur dyshime për një martesë sekrete.

Së bashku, ata kanë dy vajza biologjike, Alana Martina dhe Bella Esmeralda, ndërsa Georgina është gjithashtu njerka e përkushtuar për tre fëmijët e tjerë të Ronaldos: Cristiano Jr. dhe binjakët Eva dhe Mateo. Raportet sugjerojnë se ajo është regjistruar ligjërisht si nëna e të pesë fëmijëve, duke rritur pritshmëritë se çifti do ta kurorëzojë dashurinë e tyre shumë shpejt.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X