Selena Gomez është renditur sërish si femra më e ndjekur në Instagram, duke lënë pas Kylie Jenner.
Kjo nuk është hera parë që këngëtarja zë vendin e parë pasi në vitin 2019, ajo ia kaloi Ariana Grandes, më pas erdhi dhe Jenner e cila më vonë u bë femra e parë që kishte 300 milionë ndjekës në Instagram.
Gomez numëron plot 387 milionë ndjekës, ndërsa Kylie 380 milionë. Dhe pse është gruaja e parë që ka më shumë ndjekës, aktorja renditet e treta pas Ronaldos dhe Messit.
Ylli shpreh herë publikon imazhe nga përditshmëria e saj në Instagram, si në jetën private apo profesionale.
Kujtojmë se këngëtarja vendosi të mbyllte të gjitha rrjetet e saj sociale pas një ‘drame’ të TikTok në lidhje me gruan e ish të dashurit të saj Justin Bieber, Hailey Bieber.
Gomez foli gjatë një ‘Live’ në TikTok ku njoftoi fansat e saj se ajo do të “bëjë një pauzë” dhe do të largohet nga mediat sociale.
“Do të marr një pushim nga mediat sociale, sepse kjo është pak marrëzi. Unë jam 30 vjeç dhe jam shumë e vjetër për këtë. Ju dua shumë dhe do të shihemi shumë shpejt “tha ajo. “Unë thjesht do të bëj një pushim nga gjithçka.”
Në një intervistë të fundit të Vanity Fair, aktorja e ‘Only Murders In The Building’ shpjegoi se si e kishte hequr plotësisht veten nga mediat sociale përveç TikTok, dhe në vend të kësaj kishte zgjedhur që asistentët e saj të drejtonin llogaritë e saj dixhitale.