Semi Jaupaj ka qenë një nga këngëtaret që është ngjitur në skenë mbrëmjen e djeshme në sheshin ‘Skënderbej’, ku u mbajt koncerti i Rita Orës.
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” shoqërohej nga Bora Zemani teksa ka performuar disa nga këngët e saj më të dëgjuara. E duket se ka qenë një mbrëmje emocionale për të.
Semi nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë performancës së saj dhe ndërsa po këndonte ‘Jetike’ ajo ka shpërthyer në lot. Si duket fakti që publiku ka kënduar me të dhe e ka pritur mirë e kanë prekur artisten.
Për këtë paraqitje Semi kishte zgjedhur të vishej totalisht me të bardha. Ajo u shfaq me një kostum që përbëhej nga pantallona të bardha, crop-top dhe këmishë. Po ashtu, prej javësh, Semi ka hequr dorë nga flokët e gjata duke zgjedhur një look më elegant, me flokët e shkurtëra mbi shpatulla.