Situatat e sikletshme nëpër koncertet e këngëtarëve nuk kanë të sosur. Së fundmi ishte Butrint Imeri ai që shtë hasur me një skenë shumë të shëmtuar në një nga clubet ku po performonte.
Teksa po performonte në një diskotekë në Pejë, disa prej të pranishmëve janë konfrontuar fizikisht duke u goditur edhe me sende të forta. Në pamjet e publikuara në TikTok, Butrinti dëgjohet duke performuar “AM.PM“ në kohën kur sherri sa filloi.
Për të qetësuar situatën, ai në fund të interpretimit iu drejtohet turmës duke i thënë: “Mos i shihni katunarët duke u kapr në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”. Pas kësaj, këngëtari i hitit “Dujëm” ka vazhduar normalisht rrjedhën e koncertit.