Thursday, December 26, 2024
spot_img

Sherret me Arbenitën dhe kërcënimet për kujdestarinë e vajzës, rrëfehet Fero!

- Advertisement -..

Ish-reperi i njohur Fero, i cili hoqi dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë, ka rrëfyer raportin me Arbenita Ismajlin pas akuzave se nuk e lejonte të takonte vajzën e tyre, Ninën dhe kërcënimeve ndaj saj.

Fero në një bisedë me banorët e Big Brother Vip Kosova, ku ishte i ftuar për të qëndruar për disa orë, u shpreh se e ka zgjidhur problemin e kujdestarisë së Ninës, teksa tregoi se vajza është me Arbenitën, pasi do më shumë nënën e saj.

“E zgjidhe problemin me vajzën sepse e ke bërë edhe publike?”, e pyetën banorët e BBVK.

“Patjetër, e kam zgjidhur problemin. Vajza ka dëshirë si çdo fëmijë, do më shumë nënën, vajza qëndron me nënën e saj”, tha Fero.

ARBENITA

Ai tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Arbenitën dhe se ka respekt ndaj saj, pasi është nëna e fëmijës së tij. Fero theksoi se nuk do ta hedhë kurrë poshtë modelen, pavarësisht çdo gjëje, duke shtuar se i uron më të mirën.

“Është marrëdhënie e mirë, kemi shumë respekt për njëri-tjetrin, kam dashuri dhe respekt për të, është nëna e vajzës time, asnjëherë nuk mund të hedh poshtë nënën e vajzës time. çfarëdo që të ndodhë. I shpresoj më të mirë e jetën”, tha ai.

fero arbenita1

Ish-reperi tregoi se ka dashur të ribashkohet me Arbenitën, por nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Ai theksoi se respekton vendimin e saj për të mos u rikthyer më bashkë, teksa theksoi se ‘nuk e fajësoj’.

“E kemi menduar, por ndonjëherë është më mirë që kur nuk gjen gjuhën e përbashkët. Unë mendoj që gjëja më  e mirë për vajzën është bashkimi. Por, nuk e fajësoj ish të dashurën time që nuk e ka mendimin e njëjtë, Nuk e fajësoj, e vlerësoj mendimin e saj, e respektoj dhe nuk kam qejf që t’i ndërhyj në mendimin e saj”, tha Fero.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X