Orhidea Latifi, e njohur si Kida është padyshim një nga këngëtaret më me stil e showbizit shqiptar.
Kidën e shohim gjithmon të kuruar deri në detajë në çdo dalje të saj në klipe, por jo vetëm edhe në koncerte. Kida është shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram, ku ndan me ndjekësit foto të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi ajo ka postuar një foto, ku duket e veshur me një minifund të verdhë dhe një krop të po së njëjtës ngjyrë.
Nuk dihet nëse ky është ndonjë luk për projektin e rradhës, por një gjë është e sigurtë që kjo dukje i ka kushtuar këngëtares rreth 90 mijë euro.
Shifra e çmendur e veshjes së artistes së bashku me aksesorët është zbuluar nga faqja e njohur në Instagram “ShqipClosed”, e cila pasqyron gjithmonë çmimet për veshjet e vipave.