Po kthehet në trend anulimi i koncerteve per shkak të pjesëmarrjes së ulët të fansave.
E këtij trendi i është bashkuar edhe Viktor Palokaj, i njohur me emrin e artit Unikkatil.
Pas shumë kohësh mungesë, disa ditë më parë reperi paralajmëroi koncertin “madhështor” në Prishtinë. Pritej një pjesëmarrje jashtëzakonisht e madhe, ndaj ishte zgjedhur edhe një zonë e tillë, mirëpo ndodhi e kundërta.
Duke qenë se pjesëmarja e fansave të Viktorit ishte e ulët, ky i fundit refuzoi të dilte në skenë. Duke njoftuar kështu anulimin e koncertit.
Për pasojë pjesëmarrësit kishin bllokuar hyrjen duke kërkuar t’u kthehen paratë e biletave.
Kujtojmë që një gjë e tillë ka ndodhur edhe me Doruntina Shalën e njohur gjerësisht si Tayna, e cila ka refuzuar të performojë para vetëm 100 vetave që ishin mbledhur në një nga klubet ku do të mbante koncert reperja.
Në një video të bërë virale në TikTok, dukej një person përgjegjës i klubit, i cili me mikrofon doli para fansave të Taynës duke u shprehur se Shala refuzon të dalë në skenë shkak i pjesëmarrjes së ulët.
“Ajo s’ka pranuar me dal, për shkak se e ve në dyshim atmosferën. Jashtë është në makinë, kështu që për arsyeje që ka pak njerëz ajo nuk do me dalë. Secili nga ju lekët i merrni tek dera,”-tha personi në video.
Në video, dëgjoheshin gjithashtu fansat duke bërtitur njëzëri të zhgjënjyer nga ky veprim i reperes.