Shkencëtarët nga Universiteti Amerikan i Bejrutit u treguan 200 personave fotografi të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të një gruaje, buzët e së cilës ishin rregulluar në mënyra të ndryshme. Një analizë e preferencave të tyre zbuloi se fryrja perfekte ka një raport të buzës së sipërme me atë të poshtme (U/L) midis 0.618:1 dhe 1:1.
Ndërkohë, buzët me vlerësimin më të lartë kishin një lartësi të buzës së sipërme prej 25 përqind të gjerësisë së hemi-buzës. Sipas studiuesve, kjo sugjeron që fryrja e tepërt e buzëve konsiderohet si ‘estetike dhe jo tërheqëse’.
“Edhe pse mediat sociale kanë një ndikim në perceptimin e bukurisë, të dhënat e ofruara nga anketa konfirmojnë se standardet e arta të estetikës mbeten konstante dhe se kërkesat e ekzagjeruara të disa pacientëve mund të mos i atribuohen vetëm ndikimit të mediave sociale, por ndoshta mediave sociale në kombinim me faktorë të tjerë personalë predispozues”, thanë studiuesit.
Ndërsa procedurat kozmetike si Botox dhe mbushësit e buzëve dikur shiheshin si tabu, ato po bëhen gjithnjë e më popullore në të gjithë botën. Në fakt, një sondazh i kryer nga VICE UK zbuloi se më shumë se gjysma e britanikëve tani i shohin këto procedura si të krahasueshme me një prerje flokësh ose një manikyr.
Megjithatë, deri më tani, se si, ose nëse, kjo rritje e popullaritetit ka ndikuar në standardet e bukurisë ka mbetur e paqartë.
“Shumë pacientë aktualisht sjellin me vete fotografi të personazheve të famshëm dhe tregojnë interesin jo vetëm për t’u bërë të bukur, por edhe për t’u dukur të ngjashëm me prototipet e “yjeve të Hollivudit”, duke pritur rezultate që janë jashtë përpjesëtimit me standardet e përcaktuara të bukurisë”, shpjeguan studiuesit në studimin e tyre, të botuar në Plastic & Reconstructive Surgery-Global Open.
Për të zbuluar më shumë rreth kësaj, studiuesit përdorën inteligjencën artificiale për të krijuar një fotografi të një fytyre femërore të bardhë, buzët e së cilës ishin rregulluar si për raportet U/L ashtu edhe për plotësinë e buzëve.
Një total prej 200 pjesëmarrësish iu kërkua më pas të vlerësonin buzët nga më estetike dhe tërheqëse tek më pak estetike.
Në setin e parë të imazheve, të cilat ishin rregulluar për plotësi, buzët u vlerësuan më lart kur lartësia e buzës së sipërme ishte 25 përqind e gjerësisë së hemi-buzës.
