Monday, December 9, 2024
spot_img

Shkoi ta surprizonte për 30-vjetor dhe gjeti dashurinë, ja si u njoh Kresha me gruan

- Advertisement -..

Në një bisedë në “ZëmeMirënPodcast”, MC Kresha ka ndarë detaje të pazakonta rreth njohjes së tij me bashkëshorten, Erzinën, në një histori që ngjan me një film romantik.

Erzina ishte një fanse e tij e përkushtuar, ndërsa MC Kresha ishte idhulli i saj. Gjithçka nisi kur ai u thirr të këndonte në ditëlindjen e saj. Por, një vonesë e papritur dhe një shi i rrëmbyeshëm ndryshuan rrjedhën e asaj mbrëmjeje, duke krijuar një lidhje që sot i ka bërë ata prindër të lumtur të dy fëmijëve.

“Atë ditë më kontaktuan që t’i bëja urimin një vajze që më donte shumë. Nuk e dija që ajo ishte Erzina dhe as që po festonte 30-vjetorin. Më vonë u mësova për këtë dhe vendosa të shkoj tek shtëpia e saj për t’i bërë urimin.

Ai shpjegon se në natën kur koncerti i tij u anulua për shkak të shiut, ai kaloi mbrëmjen me Erzinën dhe shoqërinë e saj. “A pati ndonjë moment të veçantë atë natë?” e pyet Mira, dhe MC Kresha, me një buzëqeshje tipike, pranon:

“Po, pati një puthje. Epo, unë jam i suksesshëm (qesh).”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X