Monday, December 23, 2024
spot_img

Shoqe në rini, Monika Lubonja flet për Parashqevinë: I ndihmonte të gjithë njerëzit

- Advertisement -..

E ftuar në emisionin “Pardon My French”, Monika Lubonja, ka zbuluar më shumë detaje në lidhje jetën e saj për periudhën kur qëndronte bashkë me Parashqevi Simakun.

Monika ka postuar në rrjetin e saj social Instagram disa foto të saj së bashku me Parashqevi Simakun dhe vajza të tjera kur kanë bërë zbor.

“Ka qenë viti i parë kur ne nisëm me zborin dhe aty jemi njohur me Parashqevinë dhe me gocat që fillonin Akademinë e Arteve. Atë pesëmbëdhjetë ditëshin nuk e kemi kuptuar kurrë se si ka kaluar. Parashqevia ka qenë njeriu që jo vetëm kishte dashamirësinë për t’u kujdesur. Kemi kaluar mbrëmje të bukura dhe nuk kam për ta harruar kurrë kur në darkë mblidheshim dhe këndonim me kitarë sepse ishte e gjithë Akademia. Bëhej një koncert aq i bukur sa rrallë ndonjëherë mund të bëhen. Sigurisht që janë kujtime kaq shumë të bukura dhe të vendosura në memorien tonë”

Ajo tregoi se artistja ka qenë një person që ndihmonte shumë njerëzit.

“Ne kemi pasur shumë marrëdhënie të mira. Ka qenë një person që i ndihmonte të gjithë njerëzit. E kishte atë mundësinë dhe aftësinë që të ishte pranë njerëzve kur kishin nevojë. Një njeri shumë pozitiv. Ishte e lindur për skenën. Njeri i ngrohtë me njerëzit”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X