Gazetari Gerald Qerimi ka komentuar zhvillimet e fundit brenda shtëpisë së “Big Brother”.
Ai u ndal te raporti i Sarës dhe Bardhit, teksa për këtë të fundit tha se shpreson që të mos jetë “viktima e radhës” e saj.
“Shpresoj që Bardhi kur të dalë jashtë, të mos jetë viktima e radhës e Sarës. Sara përveç se ka histori me Bardhin, nuk ka asgjë tjetër në atë shtëpi. E ka kanalizuar lojën te Bardhi dhe kur i sulet shtëpia, nxjerr Bardhin para”, u shpreh ai.
Ndërkohë tha se si më të rrezikuara sot për të dalë nga “BBV3” sheh Ledionën, Erjolën dhe Françeskën, duke i cilësuar si lojtaret që momentalisht janë më të dobëta.