Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Shtanget këngëtarja e njohur shqiptare, përballet me performancë emocionuese

- Advertisement -..

“Gjeniu i Vogël” është vetëm 2 javë nga finalja dhe në skenë po ndodh gjithçka, emocione, garë, debate madje ka edhe lot.

Performanca e djeshme e vogëlushes Ea Zoga, solli një prej hiteve shqiptare që mban autorësinë e Adi Hilës e Pandi Laços, interpretuar mjeshtërisht nga Olta Boka në Eurovizion, “Zemrën e lamë peng”.

Një e papritur e këndshme për këngëtaren tashmë në rolin e anëtares së jurisë, e cila nuk i kurseu lotët dhe emocionet. Ashtu sikurse ka ndodhur në çdo javë, edhe performanca e djeshme e Ea Zogës erdhi e plotë dhe mori vlerësimet maksimale të jurisë.

Unë me këtë këngë kalova në natën finale të Eurosong, ndërsa ti do ta kishe fituar këtë kompeticion me këtë interpretim”, u shpreh ndër të tjera e emocionuar Olta Boka në komentet e saj për Ea.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X