Tuesday, July 1, 2025
spot_img

Shtatë sjellje të zakonshme të njerëzve me dy fytyra

- Advertisement -..

Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se narcisistët me sjellje të dyfishta mund të shkaktojnë dëme të mëdha psikologjike, ndërsa mbajnë një imazh publik të padiskutueshëm. Ja 7 shenja paralajmëruese që tregojnë se mund të jeni në një marrëdhënie me një narcisist manipulues:

Breshëri emocionesh në fillim

Në fazat e para të lidhjes, gjithçka duket e jashtëzakonshme: komplimente të vazhdueshme, deklarata dashurie si “nuk kam njohur kurrë dikë si ty”, dhe ndjesia se jeni krijuar për njëri-tjetrin. Kjo nuk është domosdoshmërisht romancë  është një taktikë për të krijuar varësi emocionale. Kur kjo fazë përfundon, fillon zhgënjimi: një ndryshim i papritur i sjelljes.

Përfshirja e të tjerëve për të krijuar xhelozi

Manipuluesit shpesh përdorin teknikën e “tregut të dashurisë”, duke përmendur njerëz të tjerë në mënyrë të qëllimshme për të krijuar pasiguri. Mund të thonë se dikush tjetër “është pak më i/e mirë” se ju, ndërsa kur përballen, ju akuzojnë për xhelozi ose paranojë. Kjo sjellje është shpesh një përpjekje për të kontrolluar dhe ulur vetëvlerësimin tuaj.

Një faqe për publikun, një tjetër në shtëpi

Në publik, janë të dashur, simpatikë, të qeshur. Në privat, të ftohtë, indiferentë, ndonjëherë edhe mizorë. Ky kontrast lë ‘viktimën’ të ndjehet e izoluar dhe e pakuptuar nga të tjerët. Askush nuk e beson, sepse “ai/ajo është kaq i/e sjellshëm/sjellshme”. Kjo është një nga format më të rënda të manipulimit emocional

Kur bën të dyshosh në mendjen tënde

Gaslighting është kur dikush mohon që ka thënë apo bërë diçka, ndonëse ju e mbani mend qartë. Ju thonë se “e keni marrë gabim”, “e ekzagjeroni” apo “jeni shumë të ndjeshëm”. Me kohë, viktima nis të dyshojë në perceptimin e saj, duke humbur sensin e realitetit dhe vetëbesimin.

Fyerje të kamufluara si shaka

Kur dikush bën komente fyese për ju për pamjen, inteligjencën, miqtë tuaj  dhe i paraqet si “shaka” apo “ngacmime të ëmbla”, kini kujdes. Kjo është një formë e ulët për të goditur vetëvlerësimin tuaj, sidomos kur ndodh në prani të të tjerëve. Shakatë që ju bëjnë të ndiheni keq, nuk janë kurrë të pafajshme.

Izolimi nga miqtë dhe familja

Manipuluesit përpiqen t’ju shkëpusin nga rrjeti juaj i mbështetjes. Duke kritikuar miqtë dhe familjarët tuaj, duke e shtyrë idenë se “askush tjetër nuk ju kupton si ata”, ata krijojnë një varësi emocionale. Kjo formë izolimi është ndër më të rrezikshmet dhe lidhet ngushtë me rënien e shëndetit mendor dhe rritjen e konfliktit në marrëdhënie.

Faleminderit e rreme

Pasi largohet viktima, manipuluesi shpesh kthehet me fjalë pendese, premtime ndryshimi dhe “dashuri të përjetshme”. Por këto janë mjete për të rikthyer kontrollin, jo shenja të vërteta pendese. Psikologët bien dakord se strategjia më e sigurt është ndërprerja e plotë e kontaktit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X