Saturday, September 21, 2024
spot_img

“Shuhet”edhe një çift i Përputhen/ Detajet që tregojnë se Ana dhe Bruno janë ndarë

- Advertisement -..

Florjana Gjini dhe Bruno Shemsho janë një nga çiftet e formuar në programin e dashurisë “Përputhen”.

Dyshja që pas daljes së tyre nga programi kanë qenë aktiv në rrjetet sociale. Ato dukeshin të lumtur me njëri-tjetrin, duke shijuar dashurinë e tyre.

Por së fundmi duket se gjërat kanë ndryshuar. Disa story të Brunos në Instagram kanë ngritur dyshime për një ndarje të mundshme të çiftit. Ish-konkurenti i Përputhen ka “thumbuar” dhe të gjitha dyshimet sigurisht shkojnë drejt Anës, me të cilën ka fshirë edhe fotot në rrjetin social, Instagram.

“Nëqoftëse ajo nuk vjen në Manastir apo në Pasqyra ose Ksamil me ty, të bëjë foto kështu me shishen e ujit Pana në dorë plus të duket si @amandakhamkaeë, por zgjedh të hedhë shishet e Grez Goose dhe Moet në një natë vere me fishekzjarrë midis club-it, ajo nuk është për ty mik,” ka shkruar Bruno në story.

Por nuk mbaron me kaq. “Nëqoftëse ajo nuk mërzitet në këtë pozicion e të duket kështu, kur në verë për mëngjes ka veç krudo në restorant dhe jo bukë me vezë dhe djathë jugu, ajo nuk bën për ty mik”, -vazhdon Shemsho në Instagramin e tij.

u kujtojmë gjithashtu që disa ditë më parë Bruno ka postuar një story në gjendje të keqe shëndetësore nga spitali. Në të njëjtën ditë Ana ka qenë live në TikTok bashkë me ish-konkurrentin e “Për’puthen” Bledin. Ajo u pyet nga fansat për gjendjen e Brunos dhe pse nuk ishte pranë tij në ato momente, por përgjigja e saj ngjalli dyshime që në atë moment.

“Ajo “story” është e vjetër”,- është përgjigjur Florjana.

Me këtë deklaratë të saj dhe kunjat e njëpasnjëshëm të Brunos mesa duket edhe ky çift i Përputhen nuk mundi të mbijetojë gjatë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X