Wednesday, December 11, 2024
spot_img

Si e përjetoi ndarjen e së motrës? Rrëfehet Amos Zaharia

- Advertisement -..

Një vit pas incidentit të bujshëm mes Elja Zaharias dhe Princit Leka, i cili degjeneroi në përplasje fizike dhe nxiti një mori spekulimesh mediatike, aktori i njohur Amos Muji Zaharia ka ndarë përjetimet e tij në lidhje me këtë periudhë të vështirë. I ftuar në emisionin “S’e luan Topi” me Erjona Rusin, Amos theksoi se, ndonëse ngjarja ishte e pakëndshme për të gjithë, mbështetja e fortë familjare ishte e domosdoshme për Eljan në atë moment të vështirë. Ai gjithashtu foli për trysninë e jashtëzakonshme mediatike që ka pasuar, duke theksuar se ishte një periudhë e vështirë për të dy familjet, që përballeshin me presionin e vazhdueshëm të publicitetit.

“Normal që nuk e kam përjetuar mirë, por mendoj edhe këtë tjetrën: Në qoftë se rrugëtimit të një çifti i ka ardhur fundi, është mbase më mirë që gjithsecili prej tyre të vazhdojë rrugën e vet, të përpiqet të gjejë atë që nuk e ka gjetur në momentin që nuk ishin bashkë. Mbase ka qenë edhe një lloj lehtësimi nga ana e të dyve që të ndërpritej aty dhe të vazhdonin … Jeta nuk mbaron, është plot me surpriza, jeta ka shumë momente të bukura që mund të të të sjellë në të ardhmen. Nuk është fundi i botës.

Kemi folur shumë bashkë, se jam përpjekur t’i rri afër në atë moment, sepse e di që nuk është i lehtë, aq më tepër kur është një Shqipëri e tërë që është duke ndjekur se çfarë është duke ndodhur. Njerëzit, duke qenë totalisht në anonimat, e përjetojnë shumë keq këtë gjë, imagjino kur ke edhe një trysni shumë të madhe që është opinioni i shoqërisë që do japë opininin pa i ditur mirë gjërat. E dija që ishte një moment shumë i vështirë për Eljan dhe e vetmja gjë që mund të bëja dhe mund të bëjë e gjithë familja është që mund t’i qëndronim pranë. Dhe ekzaktësisht këtë bëmë…”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X