Wednesday, January 15, 2025
spot_img

Si ishte takimi i parë me vjehrrën? Klea Huta tregon detajet

- Advertisement -..

Klea Huta ka folur si rrallëherë për jetën personale duke u ndalur në një moment i konsideruar si i sikletshëm nga shumë vajza, takimi me vjehrrën.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, Klea tregoi se që në momentin e parë, vjehrra e kishte parë si vajzën e saj, dhe të dyja kishin shumë të përbashkët.

“Mashkulli e mban balancën e shëndetshme mes gruas dhe nënës. Unë jam një mrekulli. Kam marrëdhënie shumë të mirë me prindërit e Gitit. Ai i ndan shum mirë raportet dhe relatat. Unë me mamin e Elgitit jemi të dyja gaforrja. Shumë gjëra të ngjashme, ndjeshmëria, mirësia. Kur e kam takuar për herë të parë, më ka parë si vajzën e vet, kjo i sheshoi gjërat, i ngjiti menjëherë. Unë e kam trajtuar si mamanë, ajo si vajzën”, tregoi Klea Huta.

Elgiti dhe Klea u martuan në fshehtësi të plotë në fillim të 2020. Ata kanë publikuar në Instagram pamje të shkëputura nga seti fotografik i realizuar në Marrakech. Ndërkohë po atë vit ata u bënë prindër për herë të parë të një djali, Kridit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X