Thursday, September 19, 2024
spot_img

“Si jevgjit…”- Alma Çupi ofendon komunitetin rom Rike Roçi reagon ashpër ndaj gazetares 

- Advertisement -..

Gazetarja Alma Çupi ka bërë një deklaratë diskriminuese për komunitetin rom dhe egjiptian në vendin tonë teksa fliste për turizmin në vendin tonë.

“Në çdo vend të botës ka plazh privat, plazh publik, plazh privat… ti nuk mund të më detyrosh mua që plazhin publik ta kem atje në të… si jevgjit”, tha Alma Çupi në “Opinion”, ndërsa komenti i saj ka shkaktuar indinjatë tek ky komunitet në vendin tonë.

Pas komentit të saj, gazetarja kërkoi ndjesë duke u shprehur se tërhiqet nga çdo fjalë që prek dinjitetin e personave të komunitetit rom dhe egjiptian. Ndërsa shtoi se nuk ka pasur për qëllim fyerjen apo diskrimimin.

“Kërkoj ndjesë publike ku distancohem nga përdorimi i një fjale, e cila paragjykon haptazi dhe prek dinjitetin e personave të komunitetit rom dhe egjiptian. Nuk ka qenë qëllim fyerja dhe as diskriminimi. Unë si gazetare kam promovuar çdo komunitet për vlerat që kanë sjellë në turizëm dhe sidomos komunitetin rom dhe egjiptian.”

Pas deklaratës së saj, reagoi ashpër ish-banorja e BBV Rike Roçi, e cila u shpreh se duhet të marrin fund shprehjet ofenduese e diskriminuese.

“Njerëz që bëjnë si të kulturuar dhe në të vërtetë janë akoma injorantë. Boll me shprehje ofenduese, diskriminuese dhe raciste… nuk janë shprehje normale. Mos e kërkoni në Instagram se e mbylli nga turpi… Zonja gazetare të historisë… Se kur dilni jashtë Shqipërisë thoni nuk na duan, janë racistë për ne shqiptarët, ndërkohë jeni të parët që bëni diskriminim… nuk ka raca, por ka njerëz”, shkroi ajo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X