Disa njerëz janë të aftë që të kuptojnë gjuhën e trupit të personave që kanë përballë, edhe pa i njohur ato. Kjo është diçka shumë e mirë, pasi në momentin e parë që ato gënjejnë, mund të kuptohen shumë lehtshëm. Përsa i përket njerëzve që nuk ia dalin shumë mirë në këtë pjesë, më poshtë është një listë me sjelljet apo veprimet tipike të gënjeshtarëve.
1. Ata lëpijnë dhe kafshojnë buzët
2. I mbajnë shpatullat mbrapa dhe nofullën lartë
3. Kur ndodh diçka, ato drejtojnë gishtin drejtues nga ju
4. Evitojnë gjithmonë kontaktin sy më sy
5. Mbështeten në objekte të forta: karrige, mure, tavolinë etj
6. Kur gënjejnë, fillojnë të rregullojnë paraqitjen e tyre
7. Largohen nga ju me ngadalë
8. Kanë tendencën të mbulojnë disa pjesë të trupit, kryesisht gjoksin dhe barkun
9. Gënjeshtarët lëvizin kokën për të fituar më shumë kohë për përgjigjen e tyre
10. Mundohen të limitojnë lëvizjet e tyre, në mënyrë që të mos bien shumë në sy.
Si ta dalloni një gënjeshtar në një marrëdhënie?
- Shmangia e kontaktit me sy, shikimi i syve djathtas, shikimi i ngulur përpara jush ose largimi nga ju ndërsa flisni.
- Duke qenë në mëdyshje.
- Duke qenë i paqartë, duke ofruar pak detaje.
- Gjuha e trupit dhe shprehjet e fytyrës nuk përputhen me atë që thuhet, të tilla si të thuash “jo”, por të tundësh kokën lart e poshtë.