Dëshironi që biznesi juaj të jetë i suksesshëm, fitimprurës dhe i qëndrueshëm?
Ju duhet të identifikoni, planifikoni dhe më tej… të fitoni.
Nisni gjithmonë me një PLAN BIZNESI!
PLANI I BIZNESIT do të jetë busulla juaj orientuese në një fushë të re dhe të panjohur. Hartimi i njëplani biznesi të detajuar dhe të mirëmenduar do të jetë një nga hapat më të rëndësishëm që do t’ju duhet patjetër të ndërmerrni, sepse ky plan do t’ju drejtojë dhe do t’ju udhëzojë, veçanërisht në vitet e para të zhvillimit të biznesit. PLANI I BIZNESIT zakonisht projekton për një periudhe 3-5 vjeçare dhe përcakton rrugën që duhet të ndjekë një biznes për të arritur objektivat e përcaktuara. Një plan i detajuar është më rëndësi thelbësore dhe është mjeti kryesor që do t’ju ndihmojë të mendoni objektivisht mbi faktorët që ndikojnë në biznesin tuaj dhe rrjedhimisht të merrni vendime të informuara në çdo etapë zhvillimi të biznesit. PLANI I BIZNESIT që do të hartoni do t’ju ndihmojë të mendoni në mënyrë të detajuar mbi idenë tuaj, ta zhvilloni më tej atë dhe të mendoni më seriozisht veçanërisht mbi të gjitha vështirë
sitë që mund të hasni gjatë rrugës.
Përmbledhja
Përmbledhja shpesh herë konsiderohet si pjesa më e rëndësishme e një PLANI BIZNESI. Kjo pjesë përmbledh shkurtimisht informacion mbi biznesin dhe i jep përgjigje pyetjeve:
- Cilët jeni?
- Çfarë dëshironi të arrini?
- Pse mendoni se ideja juaj është e rëndësishme?
Për të gjithë ata që kërkojnë financim për biznesin e tyre të ri, përmbledhja është mundësia e parë për të tërhequr vëmendjen e financuesëve të mundshëm. Përmbledhja duhet të vendosë në dukje dhe të theksojë pikat më të forta të planit tuaj të përgjithshëm dhe për këtë arsye duhet të shkruhet gjithmonë e fundit, pasi të keni analizuar të gjithë elementët përbërës të PLANIT TË BIZNESIT. Megjithatë, duhet të vendoset dhe të pozicionohet gjithmonë në fillim të planit tuaj të biznesit.
Çfarë informacioni duhet të përfshini në përmbledhje?
Përmbledhja e planit të biznesit është prezantimi i parë me çdo lexues, prandaj përmbajtja e saj ka rëndësi të veçantë! Gjeni më poshtë disa pika kryesore që duhet të p&eumeuml;rmbajë përmbledhja e planit tuaj të biznesit, të cilat hartohen duke u bazuar në fazën në të cilën ndodhet biznesi juaj. Nëse jeni një individ që zotëron një binzes ekzistues dhe që ka kohë që ushtron veprimtarinë në treg, atëherë përmbledhja juaj duhet të përmbajë:
- Objektivin e kompanisë – Në këtë pjesë, ju do të shpjegoni se ku qëndron ideja kryesore që drejton biznesin tuaj. Këtë mund ta përshkruani në disa fjali, të cilat mund t’i përmblidhni në një paragraf. Fjalitë duhet të jenë të shkurtra dhe të drejtëpërdrejta.
- Informacion mbi kompaninë – Në këtë kategori duhet të përfshini historikun e kompanisë, duke përmendur periudhën kur është ngritur biznesi, emrat e aksionerëve kryesorë të biznesit, skuadrën e menaxhimit, numrin e punonjësve si dhe vendodhjen e biznesit.
- Të dhënat kryesore që tregojnë zhvillimin e kompanisë – Në këtë pjesë duhet të përfshini ato të dhëna që ju mendoni se janë të rëndësishme në vlerësimin e suksesit të biznesit tuaj. (mund të përfshini përqindjen që zë kompania juaj në treg, fitimin vjetor etj). Është e rëndësishme që ky informacion të pasurohet nga ana vizuale me grafikë dhe elemente që e pasqyrojnë rritjen, thjesht dhe në mënyrë lehtesisht të lexueshme.
- Produktet apo Shërbimet që ofron biznesi juaj – Shkurtimisht përshkruani shërbimet apo produktet kryesore që ofron biznesi juaj.
- Informacion financiar – Në rast se do të kërkoni financim për biznesin tuaj, atëherë do t’ju duhet të përfshini në përmbledhje edhe informacion mbi financat e investitorëve aktualë.
- Informacion mbi planet e së ardhmes – Shpjegoni se ku dëshironi që të poziciohet biznesi juaj në të ardhmen dhe si mendoni se do të veproni për të arritur objektivat e vendosura.
I gjithë informacioni i përmendur më sipër duhet të shkruhet në mënyrë të thjeshtë dhe koncize e duhet të përmblidhet në një faqe te vetme.
Analiza e tregut
Ky seksion i planit tuaj të biznesit duhet të ilustrojë në mënyrë të detajuar njohuritë që ju keni mbi fushën në të cilën do të veproni, si dhe mbi tregun ku do të zhvilloni veprimtarinë tuaj. Në këtë seksion duhet të rendisni gjithashtu edhe të gjitha gjetjet dhe përfundimet që kanë dalë si rrjedhojë e analizës së tregut që ju keni kryer paraprakisht.
Çfarë informacioni duhet të përfshini në seksionin e analizës së tregut?
- Përshkrim i fushës në të cilën do të zhvilloni biznesin tuaj – Përshkruani industrinë në të cilën do të veproni, duke dhënë detaje mbi madhësinë e saj, rritjen dhe zhvillimin në kohë apo të tjera karakteristika dhe trende që ju mund të mendoni të arsyeshme. Do t’ju duhet gjithashtu të rendisni edhe grupet kryesorë të klientëve brenda fushës suaj të veprimit.
- Informacion mbi tregun që ju synoni të targetoni – Përshkallëzojeni tregun që synoni të tërhiqni, në mënyrë që madhësia e tij të jetë e menaxhueshme prej jush. Shumë biznese gabojnë në këtë pikë dhe synojnë të tërheqin shumë më shumë klientë dhe tregje nga ç’mund të përballojnë. Bëni një kërkim të tregut dhe përfshini informacionin e duhur mbi tregun që ju synoni të arrini:
- Karakteristika dalluese – Duhet të arrini t’u përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme:
- Cilat janë kërkesat dhe nevojat kryesore të klientëve të mundshëm?
- A janë plotësuar këto kërkesa dhe nevoja nga produktet apo shërbimet e ofruara nga biznesi juaj?
- Cilat janë karakteristikat demografike të grupit që synoni të arrini?
- Si mund t’i arrini?
- A ka trende sezonale apo ciklike në zakonet e tyre blerëse që mund të kenë impakt në ecurinë e biznesit tuaj?
- Madhësia e tregut parësor që biznesi juaj targeton dhe synon të arrijë – Përveç madhësisë së tregut në të cilin do të ushtroni veprimtarinë tuaj, në planin e biznesit do tëduhet të vendosni të dhëna edhe mbi fuqinë blerëse vjetore për industrinë tuaj. Duhet të përcaktoni gjithashtu edhe rritjen e parashikuar vjetore të grupit tuaj të interesit.
- Sa përqindje të tregut mund të arrini të fitoni? – Cila është përqindja e tregut dhe numri i klientëve që synoni të arrini në një zonë të përcaktuar gjeografike? Në këtë seksion të planit tuaj të biznesit do të duhet të shpjegoni dhe logjikën që ka drejtuar llogaritjet tuaja.
- Tarifimi dhe marzhet bruto të targetuara – Do t’ju duhet të përcaktoni strukturën e tarifimit, nivelet bruto të marzheve dhe uljet që ju planifikoni të përdorni.
- Në ato rastë kur ju përfshini informacion mbi kërkimet e tregut që keni kryer, në këtë seksion do të duhet të fokusoheni vetëm në rezultatet e këtyre testeve. Të gjitha detajet e tjera operacionale do të duhet t’i rendisni në Appendix.
- Analiza e konkurrueshmërisë – Kjo analizë duhet të identifikojë konkurrentët tuaj në segmentin e tregut në të cilin veproni. Karakteristikat e konkurrentëve që duhet të rendisni janë si më poshtë:
- Përqindja që zënë në treg
- Pikat e forta dhe të dobëta tëtyre
- Sa i rëndësishëm është segmenti i klientëve që ju synoni të arrini për konkurrentët tuaj?
- A ka ndonjëbarrierë që mund t’ju pengojnë në momentin kur ju do të vendosni të hyni në biznes?
- Cila është mundësia juaj më e mirë në këtë treg?
- A ka konkurrentëjo të drejtëpërdrejtë apo dytësorë që mund të ndikojnë në suksesin e biznesit tuaj?
- Çfarë barrierash shfaq tregu? (psh teknologjia në zhvillim të vazhdueshëm, kosto të larta të investimit, mungesa e personelit të kualifikuar)?
- Pengesat legjislative– Në këtë pjesë duhet të përfshini të gjithë pjesën legjislative që lidhet me biznesin tuaj dhe si do t’i përmbushni të gjitha detyrimet e caktuara nga ligji. Gjithashtu në këtë pjesë mund të citoni se si mund të ndikojnë specifika të caktuara ligjore mbi ecurinë e biznesit tuaj.Struktura organizative dhe Menaxhimi
Ky seksion duhet të përmbajë informacion mbi strukturën organizative të biznesit, duhet të japë detaje mbi aksionerët e biznesit, si dhe duhet të shtjellojë në mënyr&eeuml; të detajuar profilet e anëtarevë të skuadrës menaxhuese.
Marketingu dhe Shitjet
Marketimi i produkteve apo shërbimeve që do të ofroni për klientin është një nga pjesët më të rëndësishme të planit tuaj të biznesit, sepse Marketingu në thelb është një proces që synimin kryesor ka atë të krijimit të bazës së klientëve. Dhe klientët janë ata të cilët do të ushqejnë biznesin tuaj dhe do të përcaktojnë rrjedhimisht dhe fatin e tij. Në këtëseksion janë të renditura të gjitha pikat kryesore që duhet të keni parasysh për të arritur të krijoni një strategji marketingu efektive.
Një strategji e përgjithshme marketingu duhet të përbëhet nga katër strategji të ndryshme:
- Strategjia e penetrimit të tregut
- Strategjia e rritjes që mund të përfshijë:
- një strategji të brendshme mbi mënyrën e rritjes së kapacitetit njërëzor,
- strategji e rritjes që lidhet me blerjen e një biznesi tjetër që mund të jetë me interes dhe të ndikojë pozitivisht në biznesin tuaj,
- një strategji e rritjes me anë të franchising ( zhvillimit të degëve të tjera),
- një strategji horizontale që ju lejon të ofroni të njëjtin lloj produkti në tipe të ndryshëm klientësh, apo
- një strategji vertikale që ju lejon të ofroni të njëjtat produkte në nivele të ndryshme të shpërndarjes.
- Strategjia e kanaleve të shpërndarjes – Mundësitë e shtjellimit për kanalet e shpërndarjes mund të përfshijnë forcën e brendshme të shitjes, distributorët, pikat e shitjes etj.
- Strategjia e komunikimit duhet të shpjegojë mënyrat se si mendoni se do të arrini të komunikoni mesazhet e duhura, tek klientët e duhur. Mënyrat që mund të zgjidhni për të komunikuar produkte/shërbimet tuaja janë:
- promocionet
- reklamat në median audio e atë vizive
- printi
- marrëdhëniet me publikun
- materiale promocionale si: broshura, fletëpalosje, katalogë, postera etj.
Pas hartimit të një strategjie të marketingut, atëherë mund të vazhdoni me hartimin e strategjisë së shitjes.Kjo e fundit është strategjia që ju duhet të ndiqni për shitjen e produkteve apo shërbimeve që ju ofroni për klientin. Pra është takimi final i kompanisë suaj me targetin e synuar prej jush: blerësit
.
Planifikimi financiar
Ky është një hap që ju duhet të ndërmerrni pasi të keni analizuar tregun dhe të keni vendosur objektiva të qarta. Vetëm në këtë rast ju mund t’i shpërndani resurset në mënyrë efektive.
Në planin tuaj të biznesit duhet të përfshini gjithashtu:
Historikun e të dhënave financiare
Nëse ju zotëroni një biznes ekzitues atëherë do t’ju duhet të paraqisni historikun e të dhënave, të lidhur me performancën e kompanisë suaj. Pjesa më e madhe e kreditorëve kërkojnë të dhëna për të paktën 3 deri në 5 vitet e fundit, në varësi të kohës që keni në këtë biznes.
Historiku i të dhënave financiare përfshin pasqyrën e të ardhurave, bilancin, apo renditjen e pronave të mundshme, kolaterale që mund të përdoren për kredinë tuaj.
Parashikim i të dhënave financiare
Këto të dhëna do t’u shërbejnë kreditorëve për të kuptuar kapacitetet e kompanisë dhe ato që kompania do të arrijënë pesë vitet e ardhshme. Çdo dokument do të duhet të përmbajë parashikime të pasqyrave të të ardhurave, bilanceve, raportet për rrjedhjen e parave dhe buxhetin për shpenzimet kapitale. Për vitin e parë, ju duhet të vendosni parashikime mujore apo tre mujore. Më tej, për dy deri në vitet në vijim, parashikimet mund të jenë tre mujore apo vjetore.
Duhet të jeni të kujdesshëm që parashikimet tuaja të kenë vlera të njëjta me kërkesat që keni parashtruar për financim. Në rast se do t’ju duhet të hamendësoni duhet të shkruani në mënyrë të përmbledhur hamendësimet tuaja (duhet të shpjegoni në mënyrë të detajuar secilën prej tyre).
Gjithashtu në këtë seksion do t’ju duhet të përfshini edhe një analizë të shkurtër të informacionit financiar të biznesit tuaj.