Kiara Tito ka zgjedhur që në rrjetet sociale të pasqyrojë vetëm gjërat e bukura dhe të shfaqet gjithnjë e buzëqeshur, si në ekran. Por, ka diçka që e bën çon atë në një gjendje shumë të keqe dhe moderatorja na e ka treguar vetë.
Ajo ka publikuar në TikTok një video ku shihet në tension dhe duke qarë. Shkaku? Ka qenë në një anije. ” Anijet janë një ‘Jo’ e madhe për mua.”-ka shkruar ajo krah videos. Më tej në komente ka shkruar se i ndodh gjithmonë për shkak të frikës dhe se as ilaçet nuk e qetësojnë.
Ndërkohë, së fundmi moderatorja ndodhet me pushime në Greqi. Nuk dihet se kush po e shoqëron atë, por me siguri mund të themi se Kiara nuk është shfaq me miq në rrjetet sociale nga ky udhëtim siç bën zakonisht. Ndonjë partner misterioz? Vetë ajo tha në një intervistë të para pak javëve se ishte ‘single’, por media të ndryshme kanë raportuar se Kiara ka nisur një romancë me një personazh jo të njohur për publikun.