Ish-konkurrentja, Sindi Loci mori famë si “vajza e virgjër” në programin Përputhen. Ajo tregoi hapur në emision se nuk kishte kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale dhe se ishte në kërkim të një mashkulli.
Dhe pse në fund ajo nuk arriti ta gjente mashkullin ideal dhe doli vetëm nga programi i dashurisë, ajo vazhdon ende të rrëmbejë vëmendjen me deklaratat e saj.
Sindi është goxha aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë zhvillon bashkëbisedime në Instagram me ndjekësit e saj. Së fundmi ish-konkurrentja nuk i ka kursyer përgjigjet e saj për disa ndjekës të cilët e gjykojnë ende se famën që ka, arriti ta merrte vetëm nga programi pasi ndryshe nuk do të ishte e njohur sot.
Një ndjekës i ka vënë në dukje gjatësinë e saj, ndërsa Loci e ka marrë më shumë sportivitet duke iu përgjigjur se ka një gjatësi me Kim Kardashian, e cila sot konsiderohet si femra më seksi.
“Gjysmë metri e qofte je o yll”, i shkroi ndjekësi.
“Hahahahahaha sa Kim Kardashian pra 1.58… Kot nuk është konsideruar si femra më sexy. Vetëm se unë jam pa operacione”,– iu përgjigj ajo.
Ndërsa një tjetër i cili duket se ka replikuar përgjigjen e Sindit u shpreh se nëse do të ishte aq e famshme sa Kim nuk do t’i vinte aspak keq por ajo është bërë e njohur nga ‘Për’puthen”.
“Të ishe si Kim Kardashian aq e suksesshme s’do më vinte keq, po ri je bërë e famshme nga ‘Për’puthen’ se të ishe për ty asnjë s’do të njihte”– shkroi ndjekësi.
“Kim Kardashian është bërë e famshme nga një sex tape i saj që ju publikua nga një i afërm i Michael Jackson asokohe i dashuri i saj. Dhe kjo ka ndodhur në 2007. Më vonë të gjithë vëmendjen nga ky skandal (zgjuarsia e asaj familje) e përdorën që të shfaqnin veten e tyre dhe talentet e tyre sot 15 vite më vonë janë yje!
Unë kam dalë nga ‘Për’puthen’ ashtu si shumë ikona të televizionit shqiptar mund të kenë dalë nga të qenurit velina në televizione si Fiks Fare, më prisni dhe mua nja 15 vite se jam e sigurt që do të më duartrokasin fort. Mirupafshim zemra ime”– iu kundërpërgjigj Loci.