Monday, May 19, 2025
spot_img

Sinjalet që ju tregojnë se keni të bëni me një partner egoist

- Advertisement -..

Personat të cilët janë kryesisht të ngarkuar me vetveten nuk janë të mirë as për t’i pasur shokë, e lëre më për të qenë në lidhje me ta.

Egoizmi është njëra nga vetitë më të këqija. Personat të cilët në mënyrë konstante flasin për  vete dhe nuk brengosen për të tjerët, por ekskluzivisht vetëm për „problemet“ e tyre janë kryesisht të pakënaqur për shkak të egocentricitetit të tepruar. Për këtë shkak, do të ishte mirë që të jeni të vetëdijshme për shenjat, që posa t’i hetoni tek një person i tillë, do të mund ta shmangni sa më herët…

Veshët i ka „të shurdhër“

Nëse kur diskutoni për probleme si personale apo edhe problemet e çiftit veshët e tij janë të shurdhët,kjo për shkak se një mashkulli egoist i interesojnë vetem problemet dhe pakënaqësitë që vetëm ai ka dhe përveç se nuk do të bjerë kurrë dakort me shqetesimet tuaja për të ,ai edhe do ti injorojë.

Flet vetëm për veten e tij

Egocentriciteti nuk është vështirë që të vërehet. Aty ndëgjoni vetëm unë, unë, unë dhe unë. Bisedat për të tjerët apo për diçka që nuk është e lidhur me të, thjesht nuk ekzistojnë. I keni hetuar këto simptome, atëherë ikni sa më larg tij…

Gjithmonë vonohet

Edhepse disa njerëz e kanë në gjak vonesën, femra nuk është ajo e cila duhet të presë mashkullin, e ai duhet të jetë i vetëdijshëm me të se duhet të bëhet një xhentëllmen dhe të mundohet maksimalisht që të vijë me koh në takim. Prapëseprapë, ky lloj i egoizmit bën edhe të falet.

Injoron dëshirat tuaja

Kompromisi në lidhje është shumë i rëndësishëm dhe përderisa nevojat e të dyja palëve nuk janë të plotësuara, vijne deri tek thyerja. Dashuria tregohet me kujdesin dhe të menduarit për partnerin, e jo duke menduar ekskluzivisht vetëm për nevojat tuaja dhe duke bërë atë që vetën juve ju përshtatet. Nëse nuk din që t’ju kënaqë, nuk keni çka të gjeni afër tij…

E kthen seksin për përfitim të tij

Meshkujt e vërtetë mbajnë llogari në atë që të kënaqin femrën dhe kënaqësinë e saj e vendosin gjithmonë në rend të parë. Për dallim nga ta, egoistët janë në seks, sikur edhe gjithkund tjetër, të kthyer ekskluzivisht vetëm kah vetja dhe nevojat e tyre egoiste.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X