Wednesday, November 27, 2024
spot_img

“S’jemi këtu për t’u ribashkuar si çift, por…”- Këngëtarja bën paqe me ish-bashkëshortin!

- Advertisement -..

Ish- bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kartesh, mbrëmjen e djeshme (22 nëntor) i ka bërë një surprizë këngëtares duke e ftuar në një darkë speciale në BBV.

Të dy ata kanë qenë në qendër të mediave rozë për shkak se disa ditë më parë Atilla, i akuzuar për dhunë ndaj Drenushës, u fut në reality show.

Mirëpo qëndrimi i tij aty nuk zgjati shumë pasi pati një reagim të madh nga publiku dhe jo vetëm, për ta larguar Atillën nga banorja e BBV.

Megjithatë, në këtë takim, ata treguan se marrëdhënia mes tyre ka hyrë në një fazë të re, më të qetë, për hir të dy fëmijëve të tyre.

Darkën e shoqëroi një bisedë emocionale mes ish-partnerëve, ku të dy pranuan gabimet e së kaluarës dhe u shprehën të vendosur për të krijuar një raport pozitiv për fëmijët e tyre.

Atilla tha se kishte ardhur për të treguar mbështetjen e tij ndaj Drenushës dhe për t’i dhënë fund situatave jo të këndshme që i kishin shoqëruar vitet e fundit.

“Nuk jemi këtu për t’u ribashkuar si çift, por si prindër që duan të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre”, tha ai.

Drenusha, e cila u duk mjaft e emociouar, falenderoi Atillën për surprizën teksa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të tyre si prindër.

“Të dy e dim për çfarë jemi këtu, edhe unë edhe ti. Uroj që të gjejmë një bashkëpunim sa më të mirë për të dy fëmijët tanë, që se kemi gjetur prej dy vitesh tashmë. Jam shumë e gatshme që ne të dy të kemi një bashkëpunim përsa u përket fëmijeve,” u shpreh Drenusha.

Ndër të tjera ajo shtoi edhe disa fjalë për partneren e re të Atillës ku i uroi këtij të fundit fat me të dhe e falenderoi për kujdesin ndaj fëmijëve të saj.

“Dua të uroj fat në jetë me personin që e ke zgjedhur. Për ta kuptuar publiku se ne nuk kemi interes për të pasur një lidhje. E falënderoj atë për kujdesin ndaj fëmijëve. Unë kam vetëm një mesazh, le të bëhet shoqe e fëmijëve, por nëna mbes unë, mos ta harroj asnjëherë”, tha ish missi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X