Friday, November 22, 2024
spot_img

Skafi godet fëmijën në Himarë, i treti aksident brenda 2 javësh

- Advertisement -..

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në plazhin e Potamit, në Himarë.

Mësohet se skafi ka goditur një fëmijë.

Për shkak të dëmtimeve të marra, 7-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ky nuk është incidenti i parë i shënuar në plazh për këtë vit.

Më 16 korrik një çift u goditën nga një gomone në plazhin e Jalës. Mjeti tentoi të dilte në breg, por nuk arriti të ndalonte.

Për pasojë çifti i pushuesve  Agostin Sefa, 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, morën lëndime.

25-vjeçarja u plagos lehtë, ndërsa Sefa mori lëndime në brinjë dhe fytyrë dhe u transportua në spitalin e traumës për ndihmë mjekësore.

Vetëm 2 ditë më vonë, më 18 korrik, një gomone goditi një fëmijë 7 vjeç.

I mituri mori plagë të rënda dhe u transportua  në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ndodhi në plazhin e Jonufrës,  ku H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, e ka goditur 7-vjeçaren teksa ka qenë duke notuar në afërsi të bregut.

Ky është incidenti i tretë i shënuar brenda pak kohësh, ndërkohë që policia ka njoftuar se ka intensifikuar kontrollet në bregdet për të parandaluar aksidentet me mjete lundruese

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X