Politika serbe është ‘mbërthyer’ nga një skandal në prag të zgjedhjeve të përgjithshme më 17 dhjetor, pas publikimit të një video të një deputetit të opozitës, që shfaqet duke bërë orgji me një punonjëse seksi. Por nuk mjafton kaq, pasi ata shfaqen edhe duke pirë kokainë.
Bëhet fjalë për deputetin Gjorgje Miketiç, anëtar i njohur i listës së Gjilasit “Serbia kundër dhunës”.
Pamjet regjistrohen nga një person i tretë, i cili është gjithmonë në lëvizje, dhe Miketić dhe shoqëruesja e tij, janë shumë të vetëdijshëm për këtë, kështu që nuk bëhet fjalë për ndonjë lloj montimi, xhirime sekrete.
Përkundrazi, më mirë mund të thuhet se, në bazë të videos, bëhej fjalë për një lloj pornografie të vetëdijshme.