Toni Gogu u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit. Ai mori mandatin e tij dhe detyra elementare e tij është të përfaqësojë interesat e popullit,por mesa duket ka zgjedhur një mision më të rëndësishëm : Të injoroj çfarë ndodhë në seancë parlamentare dhe t’i përkushtohet vizatimit.
Deputeti është fotografuar duke vizatuar lepurusha pa prishur terezinë fare. Sigurisht asgjë të keqe nuk kanë lepurushat, përkundrazi janë shumë të bukur. Mirëpo i gjithë populli akoma po pret të përfaqësohet dhe akoma shpreson që ata që janë të përzgjedhur të përmirësojnë sado PAK situatat e vështira që jetojmë.
E megjithatë nuk ngelet gjë tjetër për të thënë përveç se ti urojmë deputetit Toni Gogu suksese dhe sa më shumë vizatime e më pak punë. Bashkë me sloganin brilant të propagandës së tyre #Nuk ka kohë për pushim#