Thursday, November 7, 2024
spot_img

Skandali i Hipotekës dhe Ministrisë së Financave

- Advertisement -..

Bëhet fjalë për VKM-ja Nr.827, dt.30.09.2020, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për miratimin e dokumentit të pronësisë, të objekteve pa titull pronësie, trojeve të tyre funksionale dhe të oborreve në përdorim”.
VKM-ja është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 190, datë 02 Nëntor 2020

Për të marrë pronësisë mbi oborret në përdorim personave që u është njohur kjo e drejtë duhet të aplikojnë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave duke plotësuar një formular tip.

ATP trajton me vendim kërkesat e subjekteve për kalimin ne pronësi te oborreve në përdorim. Agjencia bën vlerësimin e kërkesave te subjekteve për kalimin ne pronësi të sipërfaqeve shtetërore kur në dokumentin e pronësisë është shënimi “oborr ne përdorim”. Tjetërsimi i sipërfaqes oborr në përdorim për llogari të fondit të kompensimit financiar.

Sipërfaqet dhe çmimi për m2 NUK është miratuar akoma edhe pse VKM është në fletoren zyrtare 2 vite më parë. Absurditeti është se si mund të jetë një ligj në fletore zyrtare prej 2 vitesh dhe udhëzuesi si do të veprohet të mos egzistojë.

Nuk dihet akoma çfarë halli ka Ministria e finacave që nuk përcakton çmimin për m2 që të bëhet funsional VKM për oborret në përdorim.

Gjitjashtu nuk dihet akoma çfarë halli ka Kadastra që nuk harton një udhëzues se si do të paguhen këto tarifa dhe qytetarët e shkretë ti japin fund pritjes absurde të një VKM që del në fletoren zyrtare dhe zë vendin kot sepse nuk është funksional.

Halli më i madh është se si është mënyra që ky skandal të zgjidhet? Çfarë duhet bërë që organet kopetente të marin një pak kohë të nxjerrin një udhëzues të thjeshtë bazuar në udhëzuesit e mëparshëm sepse nuk është e vërtetë që 2 vite vonesë po i shfrytëzojnë për të shpikur një udhëzues pagese.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X