Wednesday, December 25, 2024
spot_img

Skandali me ish-menaxherin, Tayna: U ndjeva keq

- Advertisement -..

Tayna ka folur hapur për largimin e saj nga ish-menaxheri, duke theksuar se e ka mbyllur marrëveshjen me të pas një periudhe të suksesshme 6-vjeçare, dhe tani secili po ndiqte rrugën e tij. Ajo ka shpjeguar se, pas kaq shumë viteve bashkëpunimi, ka kuptuar se çdo person ka nevojë për ndryshim, sidomos në karrierë.

Largimi ka qenë befasues për Taynan, edhe pse ajo e priste. Ajo ka pranuar se u ndie keq për një kohë, por gjithsesi, ky moment e solli një periudhë reflektimi dhe vetë-kujtese.  Në lidhje me projektet e saj muzikore, Tayna ka zbuluar se kënga “Si ai” ka lindur gjatë muajit të dytë të pauzës.

Deklarata e saj:

Me Ish-menaxherin e kemi kry kontratën që kemi pasur me një marrëveshje. Ai vazhdon rrugën e vet, unë timen.

Me kalimin e viteve, pjekesh, e mëson. Unë aty kisha 6 vite. Ne kemi pasur një bashkëpunim, kemi punuar bashkë, kemi ngrënë bashkë, kemi pasur 6 vite të suksesshme. Më pas, mendoj se çdo njeri ka nevojë që të ndërrojë pak rrethin, sidomos në karrierë, ka nevojë që të ndërrojë njerëzit , rrethin ku punon, nuk më çfarë jep, konsumohesh edhe mendoj se ke nevojë për diçka fresh, se ashtu mund të rritesh.

Largimi ka ardhur befas, e kam pritur, jam ndjerë keq. Nuk jemi nda me marrëveshje, ndaj kam bërë pauzë. Ishte e pritshme për mua, u mërzita por më pas u zëvendësua me një sukses të madh.

6 muajt që i mora pushim nuk ishin shumë të kqija. Ishin si detox, u mora me prindrit, me veten. Kam pasur nevojë, 6 vite duke bërë koncerte, klipe. Jam larguar prej njerëzve, jam larguar dhe prej shokve dhe shoqeve që kam njohur dhe nuk e dinin se ku jam, dhe disa familjarë. Kam pasur nevojë të kap veten në dorë, të studioj gjërat, më ka bërë shumë mirë. Këngën ‘Si ai’ e kam bërë në muajin e dytë, beat-in e bleva në Youtube, e bëra për gjysëm orë, shkova në studio, regjistrova.

Me ish-menaxherin kemi pasur lidhje profesionale, nuk kemi pasur lidhje. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X