Tuesday, November 12, 2024
spot_img

Skaneri i kokës: Sara Karaj zbulon ‘betejën’ shëndetësore me të cilën po përballet

- Advertisement -..

Sara Karaj, blogerja e njohur e cila mori pjesë edhe në edicionin e ‘Dancing with the Stars’ ka zbuluar se nuk po kalon një periudhë të mirë shëndetësore. Duke mos zbuluar diagnozën e saj, Sara ka ndarë disa foto në rrjetin social ‘TikTok’ ku sqaron se po kalon një sfidë shëndetësore këtë periudhë.

Ajo shkruan:
“Kjo është hera e parë që unë vendos të ndaj një pjesëz të vogël të një realiteti që në mendjen time, është kaq i shenjtë dhe kaq i fshehur vetëm për mua, por mbase ndihmoj dikë duke i thënë që Instagrami nuk është realiteti. Është një sekuencë e vogël e gjithë ditës dhe ajo që unë realisht do të doja të shikoja çdo ditë për t’u ndjerë mirë dhe kur gjërat nuk janë aq mirë. Është kaq e rëndësishme që ndonjëherë të ‘lëshohemi’ që të ngrihemi prapë. Por për të gjitha e dini ju, ia dalim!”

Postimin, ajo e ka shoqëruar me disa foto ku shihet duke qarë, e në fund zbulon edhe skanerin e kokës. Komentet kanë qënë mbështetëse, e të shumtë janë ata që pyesin se çfarë po kalon Sara.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X