Monday, October 7, 2024
spot_img

Soni Malaj zbulon a ndjen mungesën e një partneri

- Advertisement -..

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, ka dhënë një intervistë për “Pushime on Top”, ku nuk u ka shpëtuar pyetjeve pikante të Lei Krajës.

E pyetur nga moderatorja e njohur ‘nëse e ndjen mungesën e partnerit?’, artistja u shpreh se “ka bërë të mundur që jeta e saj të jetë e plotësuar edhe vetëm”.

Por a është vetëm Soni? Këngëtarja e dashur për publikun u përgjigj duke thënë: “Unë në jetën time kam pasur gjithmonë qëllim të ndjek ëndrrat e mia, punën time, jo të ndjek çunat”.

Malaj tha më pas se ajo u përgjigjet personalisht të gjitha mesazheve që i bëjnë në “Instagram” për zërin, për këngët e saj.

Pjesë nga intervista:

Lei: Ti një grua e arrirë në jetë, a e ndjen mungesën e partnerit, nëse ti e ke dhe ne nuk e dimë mund t’a thuash

Soni: Unë kam bërë të mundur që jeta ime të jetë e plotësuar edhe vetëm.

Lei: A je vetëm?

Soni: Unë po thoja gjatë gjithë kohës kam një familje të mrekullueshme, kam vajzën. Njeriu nuk është vetëm se është Zoti, por që ne kemi lindur vetëm dhe duhet të mësohemi të jemi të lumtur edhe vetëm. Unë në jetën time kam pasur gjithmonë qëllim të ndjek ëndrrat e mia, punën time, jo të ndjek çunat

Lei: Po çunat të ndjekin ty ama

Soni: Unë jam personazh publik, kam dalë shumë herë në ekran dhe normalisht që kam edhe atë database të fansave meshkuj, por gjithmonë në formë shumë gjentile.

Lei: Ti japim dikujt shpresë, nëse të shkruan në “Instagram” mund t’i kthesh përgjigje?

Soni: Unë shumë fansave të mi u kthej përgjigje, meshkuj. Kur më shkruajnë “Soni të adhurojmë për zërin”, të gjithëve ua kthej “faleminderit, gjithë të mirat juve në familjen tuaj”.  Ua kthej vetë personalisht.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X