Thursday, September 19, 2024
spot_img

Sot në oren 17:00 tek sheshi afër bashkise Shkoder kemi vipat, për rinin që ka deshire me na u bashku! Ju presim, të protestojme për rritjen e çmimeve!

- Advertisement -..

Ditën e djeshme u mbajt protesta e parë për rritjen e çmimit të karburantit. Organizatorët bënë me dije se protestat do të vijojnë çdo ditë, duke paralajmëruar grumbullime edhe në qytetet e tjera.
Ditën e sotme në orën 17:00 do të ketë protesta në të gjitha qytetet dhe lajmërimet nuk kanë munguar në rrjetet sociale. Dhe cila është mënyra për të pasur sa më shumë protestues? Përgjigjen e dinë më së miri shkodranët. Për protestën e thirrur në këtë qytet, ata kanë ‘ftuar’ disa nga emrat më të njohur të showbizzit shqiptarë. Bora Zemani, Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj, janë disa nga personazhet në posterin që po qarkullon në rrjetet sociale.
“Do të jemi afër bashkisë Shkodër, kemi VIP-at, për rininë që ka dëshirë me na u bashku. Ju presim, të protestojmë për rritjen e çmimeve!”, thuhet në njoftim. Natyrisht që këta emra nuk do të jenë realisht pjesë e protestës, por posteri ka pasur për qëllim të ironizojë çështjet më të rëndësishme, sidomos për brezin e ri. Duke ditur reagimin që publiku ka për këta personazh, ata i kanë bërë pjesë të posterave të tyre. E për të parë reagimin që kjo ironi ka pasur, mbetet për t’u parë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X