Friday, November 15, 2024
spot_img

Stil Veshje ‘chic’ /Kate Middleton rikthen fustanin e Princeshë Dianës në Royal Ascot

- Advertisement -..

Kate Middleton i bëri të gjithë të kthejnë kokën pas në Royal Ascot e veshur me një fustan të bardhë me pika kafe të errët nga një prej stilistëve të saj të kohëve të fundit, Alessandra Rich – duke rikthyer kështu fustanin  e Princeshës Diana.

Duke bërë vetëm paraqitjen e saj të katërt në garën e famshme të kuajve, Dukesha e Kembrixhit, 40 vjeçe, kanalizoi vjehrrën e saj të ndjerë, e cila kishte veshur një stil të ngjashëm me pika nga Victor Edelstein në të njëjtin event në vitin 1988.

Dizajni mëndafshi i mbyllur deri në grykë të Middleton dhe me mëngë të fryra është një stil më i vjetër që fillimisht shitej me pakicë për 2,520 dollarë dhe u përshkrua si “i frymëzuar nga kultura e klubeve të jahteve të viteve ’80”.

Ndërsa Diana zgjodhi një kapele me pika ngjyrë blu dhe të bardhë për daljen e saj në Royal Ascot, Kate kishte veshur një kapele të madhe ngjyrë kafe me lule të bardha.

Ajo mbajti flokët e saj të mbledhura duke i dhënë vëmendje vathëve të Dianës, të cilët Middleton i mbajtu dhe më parë në BAFTA 2019 në Londër.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X