Friday, June 6, 2025
spot_img

Stresi reagon për të arrestuarin për drogë

- Advertisement -..

Dje, gjatë një operacioni të gjerë antidrogë të zhvilluar nga forcat e rendit, është arrestuar Shemsi Bahtiri, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të paligjshme të lidhura me trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas raportimeve, gjatë aksionit janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të substancave të dyshuara narkotike.

Por lajmi për arrestimin e tij nuk ka kaluar pa reagime në rrjete sociale. Një ndër të parët që ka thyer heshtjen ka qenë vetë reperi i njohur Stresi, i cili e ka komentuar publikisht ngjarjen përmes një postimi në Instagram Story. Stresi u shpreh i indinjuar nga përmendja e Shemsi Bahtirit në media dhe përfshirja e tij në këtë çështje.

“Te Shemsi Bahtiri kanë hi për dyshimet që i kanë për djalin e tij… dhe e kanë marrë Shemsiun për me njollos Vetëvendosjen… nëse ka pa ndonjëherë drogë me sy, ua kam borxh jetën”, shkroi ai. Reperi deklaron me bindje se babai i mikut të tij është i pastër dhe s’e meriton këtë trajtim:

“Babai im e ka mik prej vitesh, hyjmë e dalim dhe është njeri i përkryer. Si mundet të trajtohet kështu një njeri që në jetën e tij s’e ka idenë e këtyre gjërave?”.

Ndërkohë, operacioni antidrogë i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i koduar si “Qielli i Thyer” që kishte cak një grup kriminal, të dyshuar për trafikim me narkotikë, rezultoi me arrestimin e 22 personave pas bastisjeve që u realizuan në 47 lokacione.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X