Reperi Arkimed Lushaj ose ndryshe i njohur me emrin e artit Stresi, është një ndër artistët mjaft të pëlqyer nga publiku. Teksa ka performuar së fundmi në një nga koncertet e tij, këngëtari nuk i ka shpëtuar dot një momenti të sikletshëm pak para se të ngjitej në skenë.
Në rrjet po qarkullon një video në Tiktok ku shihet se Stresi bëhet gati për tu ngjitur në skenë. Gjatë atij momenti reperit i ka ndodhur një incident i vogël teksa ka përplasur kokën një një pjesë hekuri të cilën nuk e vuri re duke i lënë kështu një të gërvishtur tek pjesa e ballit.
Artisti duket se e mori me sportivitet situatën duke e anashkaluar atë që ndodhi ku u ngjit direkt në skenë dhe nisi të performonte para publikut.