Pas disa sezoneve në ekranin e Tv Klan, emisioni “Zonë e lirë” mund të nisë transmetimin në një ekran tjetër në sezonin e ri.
Është ky lajmi që po qarkullon me shpejtësi në rrjet, ndërsa nga vetë autori dhe drejtuesi i emisionit, Arian Çani nuk ende asnjë reagim apo konfirmim.
Arian Çani do të ndryshojë logo, dhe emisioni i tij “Zonë e Lirë” do të transmetohet në “Abc News.” Emisioni i Çanit do të jetë dy herë në javë në këtë sezon të ri, për shkak se ky do të jetë një vit zgjedhor dhe emisioni do të shtrihet në një hark kohor më të gjatë.
Mësohet se emisioni “Zonë e Lirë”, në sezonin e ri do të transmetohet çdo të hënë dhe të enjte në prime-time. Gjithashtu emisioni i Çanit, ndryshe nga formati i përhershëm, këtë sezon do të ketë në fokus debatet dhe temat politike.