Shega mund të integrohet në dietë në mënyrë të ndryshme ofruar shumë përfitime të rëndësishme. Por si ndikon në shëndetin tonë?
Mbron kundër radikalëve të lirë dhe inflamacionit. Përmban tre forma të ndryshme antioksidantësh (taninet, antocianinat, acidin ellagjik) dhe aktiviteti i përgjithshëm antioksidues është 2-3 herë më i madh se ai i çajit jeshil ose verës së kuqe. Kështu, është një nga armët më të rëndësishme natyrore kundër radikalëve të lirë dhe inflamacionit.
Shega është e pasur me vitamina (A, C, E, acid folik), hekur, kalium dhe fibra, ndërsa ka një përmbajtje të ulët kalorish (82 kalori për 100 gramë) dhe përmbajtje të lartë uji (81%).
Stimulon sistemin imunitar
Falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C dhe ushqyesve të tjerë që forcojnë sistemin imunitar (siç është vitamina E) mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve dhe përshpejtimin e shërimit nga ftohja e zakonshme.
Mbron shëndetin e zemrës
Shega ul presionin e lartë të gjakut, gjë që rrit shanset për një sulm në zemër. Në të njëjtën kohë, ajo parandalon oksidimin e kolesterolit “të keq” (LDL), i cili është një faktor serioz rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, dhe ka dëshmi se zvogëlon nivelet e kolesterolit total dhe “të keq” në pacientët diabetikë me hiperlipidemi.
Lufton plakjen e lëkurës
Vitaminat, acidi folik dhe kaliumi që gjenden në shegë, janë substanca thelbësore për ruajtjen e një lëkure të freskët. Në të njëjtën kohë, përmbajtja e tij jashtëzakonisht e lartë e polifenoleve, lufton plakjen e parakohshme. Ekstrakti i shegës ka veti astringente, shtrëngon poret dhe është efektiv në heqjen e yndyrës së tepërt nga lëkura.