Friday, November 1, 2024
spot_img

“Ta tregonte qejfin Eduarti”/ Xhemi Shehu i nxjerr “te palarat” Arbana Osmanit dhe partnerit të saj

- Advertisement -..

Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani kanë ndërtuar vit pas viti një shoqëri për tu pasur zili.

Dy moderatoret kalojnë shpesh kohë me njëra-tjetrën dhe publikojnë foto e video në rrjetet e tyre sociale, tek të cilat nuk mungojnë as notat e humorit. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi me postimet e tyre në rrjetet sociale që tregojnë raportin e ngushtë mes dy moderatoreve.

Xhemi ka publikuar në Instastory një video me Arbanën, e cila i kërkon mikeshës së saj t’i bëjë një foto.

Më pas Xhemi ka postuar një foto me Arbanën ku shkruan, “Foto bukur” dhe i bën tag kësaj të fundit.

Në një tjetër video Xhemi shkruan duke qeshur se partneri i Arbanës, Eduard Grishaj, është xheloz.

“30 minuta para se ta tregonte qejfin mirë Eduarti se si ishe veshur”- shkruan Xhemi krahas videos.

Ndërkohë Arbana i është përgjigjur vetëm videos së parë të Xhemit krahas së cilës shkruan: “Bukur jam veshur edhe sot por s’denjon zotrote të dalësh me mua.”

Dy mikeshat e ngushta, Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani, u kthyen në qendër të vëmendjes me batutën e nisur pak ditë me parë në rrjetet sociale.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X