Saturday, July 27, 2024
spot_img

Tatuazhi i veçantë i Dua Lipës që lidhet me origjinën e saj: E bëra kur isha 19 vjeç

- Advertisement -..

Nga 17 tatuazhet që ka gjithsej, Dua Lipa tatuazhin e parë ia ka dedikuar vendit të saj.

Në janar të vitit 2015, kur ishte 19 vjeç Dua gdhendi “Sunny Hill” në pjesën e brendshme të krahut të djathtë. “Sunny Hill” do të thotë “Kodra e Diellit”, një lagje në Prishtinë dhe ia ka kushtuar prindërve të saj që u rritën në këtë lagje. Kjo gjë është nënvizuar edhe nga faqja zyrtare e Fondacionit “Sunny Fill” në Twitter.

“Është lagjja ku janë rritur prindërit e mi në Kosovë. “Sunny Hill” u bë emri i fondacionit tonë dhe më pas emri i festivalit tonë. Ka një kuptim të veçantë për mua.”, -ka thënë vetë Dua. Ndërkohë, krah postimit shkruhet: “Edhe pse ka lindur në Londër, ajo thotë se ‘Sunny Hill’ ka qenë gjithmonë shtëpia e saj.”

Dhe po të bëni lidhjet në këtë emër ekziston fondacioni “Sunny Hill” dhe festivali që është mbajtur dy herë në Kosovë që drejtohet nga babai i saj, Dukagjin Lipa, dhe vetë Dua.
“Sunny Hill Festival“ ka sjellë në Kosovë disa nga emrat më të njohur të muzikës. Në vitin 2019-të, që ishte dhe hera e fundit kur u mbajt festivali, në  skenëperformuan Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi e shumë artistë të tjerë të famshëm. Sigurisht që ai ka ndikuar në rritjen e imazhin të Kosovës dhe e ka bërë akoma më të njohur në mbarë botën, falë këngëtarëve që kanë marrë pjesë.
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X