Sunday, November 24, 2024
spot_img

Tayna bën rrëfimin e rrallë për problemet personale dhe shëndetësore

- Advertisement -..

Përkundër që është shumë e ndjekur në çdo hap, jeta personale e Taynës nuk ka qenë në fokus të medias pasi artistja ka arritur ta mbajë shumë private.

Në një rrëfim të bërë së fundmi për “Prive” ajo ka thënë se viti i kaluar ishte pika më e ulët në jetën e saj.

Ajo ka rrëfyer detaje të ndryshme nga jeta personale dhe profesionale, ku ndër të tjerash ka treguar edhe arsyen se pse vitin e kaluar ishte më pak aktive në muzikë.

“Fatmirësisht nuk është se kam pasur ndonjë ngjarje të keqe, kam qenë shumë me fat gjithmonë, por pika më e ulët ishte vitin e kaluar sepse kam pasur probleme personale shëndetësore”, tha Tayna.

Por e njëjta tha se një situatë e tillë nuk do të jetë e njëjtë edhe këtë vit, pasi do të publikojë shumë projekte muzikore për verën e këtij viti.

Po gjatë të njëjtës intervistë, reperja refuzoi t’i përgjigjej një pyetje provokuese të bërë nga gazetari në lidhje me jetën e saj seksuale.

Ajo tha se nuk do të japë përgjigje mbi temën në fjalë, për arsye se është Muaji i Shenjtë i Ramazanit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X