Friday, October 18, 2024
spot_img

Tayna dhe ish-menaxheri i saj përfundojnë në Gjykatë, akuza e reperes dhe kundërpërgjigja e Rinor Hykollit

- Advertisement -..

Sikurse e dimë tashmë, muajt e fundit Tayna ka prishur raportet me menaxherin e saj Rinor Hykolli dhe producentin Cricket Music. Reperja ka fshirë, dy këngët e saj të para “Columbiana” dhe “Shqipe”, e me ato ka hequr edhe producentin e saj Cricket dhekompaninë e saj me të cilën bashkëpunoi për 5 vite, nga lista e miqeve në Instagram.

Së fundmi ajo u kthye në muzikë me një këngë dhe kanal të ri në YouTube. Mirëpo, Rinori i ka hequr këngën nga YouTube.

“Unë, për mua jam e Para!

Për vite kam punuar shumë në cdo disponim te mundshëm, në cdo gjendje emocionale/shpirtërore/shëndetësore pa u dorzuar kurrë e në ndërkohë këto vite, te tjerët i kan shijuar lehtë rezultatet e sukseseve të mia te cilat ju bënë atyre “ shpi “. Po shpija ime nuk kishte rëndësi. Shëndeti i familjarëve të mi vazhdon të mos ketë rëndësi per ta.


Në heshtjen e shumë njerëzve mësova shumëçka.

Ashtu si mbreti Artur, me shpatën e së vërtetës, dinjitetit dhe respektit për veten dhe të gjithë njerëzit që një zemër e kanë, dal me kraharorin hapur dhe bërtas: NUK bëhet dot njeriu i madh as me para, as me famë, e as me ligësi. Ti je njeri i vogël kur vjen në këtë Tokë për të vuajtur suksesin që kurrë s’ja ndeve aromën, ke ardhur për t’u kacavjerrë në xham ashtu si një kërmill pas shiu…

Po unë, do të të vrojtoj me durim, sepse unë jam e MADHE…

I kërkoj ndjesë dëgjuesve t’mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël janë!

Un ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit!”-shkroi Tayna.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X