Mund të themi se Tayna fitoi betejën e saj të parë me ish-menaxherin e saj Rinor Hykollin. Kjo pasi ky i fundit ka hequr dorë dhe e ka rikthyer këngën e saj në YouTube. Përmes një statusi ai shkruan se do e liroj këngën vetëm për të dëshmuar që është burrë, por gjithashtu shton se ai e ka dëshmuar anën tjetër që tregon se është në rrugë të drejtë.
Muajt e fundit ishte raportuar se Tayna ka prishur raportet me menaxherin e saj Rinor Hykolli. Së fundmi ajo u kthye në muzikë me një këngë dhe kanal të ri në YouTube. Mirëpo, Rinori i ka hequr këngën nga YouTube.