Reperja e njohur shqiptare, Tayna po vazhdon të jetë e komentuar edhe për paraqitjet atraktive krahas projekteve muzikore.
Doruntina Shala (emri i plotë) numëron mbi një milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, aty ku sjell për fansat imazhe nga më të ndryshme, në të cilat paraqitet provokuese dhe tërë stil.
Të tilla ishin edhe fotosesioni që ka realizuar së fundmit, ndërsa shihet e veshur e tëra me ngjyrë rozë.
Me një xhaketë të zbërthyer të kombinuar me pantallona nga i njëjti material dhe çizme të gjata, Tayna dukej tejet joshëse.
Në njëri prej imazheve, reperja nga Prizreni u pa e shtrirë në tokë teksa pozoi gjysmë e zhveshur.
Nuk munguan as pëlqime dhe komentet e shumta të fansave të saj që ishin kryesisht pozitive.