- Advertisement -..
Nëse më para të dilje me pizhama ishte e pakonceptueshme, tanimë jo vetëm që është diçka normale, por është edhe shumë trendy. Moda e pizhamave ka disa kohë që po bën namin dhe nëse ende nuk keni eksperimetuar me të, ka ardhur koha ta bëni. Madje, nëse pizhamat tuaja janë në “lartësinë e duhur” mund të shkoni edhe në punë me to. E ku ka gjë më të rehatshme?!
Vajzat e famshme na kanë dhënë pafund ide kombinimesh dhe nëse dëshironi të dukeni edhe ju si një diva, mund të frymëzoheni nga ato.