Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Të kapur dorë për dore, Adrola poston video me Capital T

- Advertisement -..

Prej kohësh përflitet për një lidhje romantike mes Adrola Dushit dhe Capital T. Asnjëri prej tyre nuk ka mohuar dhe pohuar asgjë por shenjat janë që dyshja janë prej kohësh me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e kaluar, Adrola ka publikuar një moment teksa shihet nën shoqërinë e reperit duke i mbajtur dhe dorën.

Çifti, të cilët prej kohësh kanë qenë të kujdesshëm në ruajtjen e privatësisë, kanë ndarë me ndjekësit foto nga pushimet e tyre në Siçili, duke treguar vendndodhjen e tyre ndryshe nga çdo herë kur janë munduar të jenë hermetikë dhe mos të zbulojnë që janë bashkë.

E si për ta përforcuar më shumë aludimet për lidhje, reperi në një intervistë ishte shprehur se femra me e bukur shqiptare është Adrola Dushi. Pak javë më parë, edhe Adrola publikoi një foto nga një koncert i Capital T në Tiranë, duke e përshkruar si një përvojë që “nuk zhgënjen asnjëherë”.

Ende mbetet për t’u parë nëse do të ketë një konfirmim zyrtar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X