Sunday, September 8, 2024
spot_img

“Të më quash të vdekur?!”/ Vajza e Elon Musk reagon ashpër ndaj tij

- Advertisement -..

Pasi Elon Musk u shpreh se vajza e tij transgjinore u “vra” nga virusi i mendjes “woke” pasi u mashtrua për të pranuar procedurat për afirmimin e gjinisë së fëmijës, ka reaguar vetë Vivian.

Sipas saj, Musk gënjeu në intervistën e dhënë ku e cilësoi “të vdekur”.

“Ai mendoi se nuk do të thosha asgjë dhe do ta lija pa përgjigje. Por unë nuk do ta lë. Nëse do të gënjesh për mua, në mënyrë kaq flagrante dhe para miliona njerëzve, nuk mund të të lë. Të më quash të vdekur në një podcast ndërkohë që në thelb po pranon se nuk ka kuptim leximi duke thënë se je ‘mashtruar’ për të nënshkruar dokumentet që i lexon disa herë”, shprehet ajo.

Vivian e akuzoi babanë e saj se nuk ka qenë i pranishëm në familje dhe për rrjedhojë, ajo nuk e ka njohur.

“Unë u ngacmova pa pushim për shkak të feminilitetit dhe homoseksualitetit tim. Por sigurisht, ai nuk mund t’a thotë këtë, kështu që ai më kthen në një stereotip, i cili tregon shumë pak për mënyrën sesi ai i shikon njerëzit dhe fëmijët në përgjithësi. Unë jam e njohur ligjërisht si një grua në shtetin e Kalifornisë dhe nuk më interesojnë mendimet e atyre që janë poshtë meje”, ka përfunduar ajo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X