Monday, September 16, 2024
spot_img

“Të më sulmojnë me Ritën, është e ulët”/ Për çfarë e ka fjalën Roza Lati?

- Advertisement -..

Moderatorja e njohur, Roza Lati, ishte dje e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” ku bëri një intervistë ndryshe nga sa jemi mësuar t’a shohim.

Ajo gjithashtu gatoi edhe një recetë për të gjithë shikuesit, ndërsa tregoi për raportet me ish-konkurrentët e tjerë të “Big Brother VIP3”, projektet që e presin në vazhdim, si dhe raportin e saj me mamanë.

Por jo vetëm kaq, pasi ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka një përgjigje për të gjitha portalet që kanë shkruar negativisht për të dhe për mamanë e saj.

“Paska ardhur Rita dhe më ka shpëtuar. Që të më bien me anë të mamit është shumë e ulët, por taksirati kur ke nënë të famshme, unë e di shumë mire se në çfarë valleje jam futur dhe më është regjur lëkura. Mami im është ajo që është dhe unë jam shumë krenare për të. Atë e kam shoqe të ngushtë dhe mua ajo më lë të lirë. Portalet që kanë shkruar për karrierën time m’u dukën shumë negative. Mesa duket tremben njerëzit. Ishte qesharake, prandaj edhe bëra një reagim sepse as Rita ime nuk u ndje mirë”, tha Roza Lati.

Sa i përket të ardhmes dhe projekteve të reja, Roza Lati preferon të japë një përgjigje pa zbuluar shumë detaje.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X