Thursday, November 21, 2024
spot_img

Të tre ishin në të 20-tat, kush janë viktimat e aksidentit tragjik në Tiranë

- Advertisement -..

3 të vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci tragjik aksidentit të ndodhur pasditen e së enjtes, te mbikalimi i TEG-ut në Tiranë.

Viktimat janë 3 të rinj. Klevis Ruçaj, 20 vjeç, banues në Fier, i cili ishte në timonin e “Audit” dhe dy pasagjeret në mjet, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.

Dy vajzat gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi 20-vjeçar disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. Nga ngjarja mbetën të plagosur 3 persona të tjerë, që udhëtonin me një makinë “Hyundai”, e cila u godit nga “Audi” i tre të rinjve, pas humbjes së kontrollit. Makina që drejtohej nga 20-vjeçari u përplas me barrierat mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e “Audit”.

Erisilda Abedini

Pamjet e siguruara nga vendi i aksidentit, tregojnë qartë që 20-vjeçari Klevis Ruçaj ishte me shpejtësi të lartë, ndërsa fare pak çaste para se të përplasej me barrierat metalike të mbikalimit të TEG-ut, para tij kalon një automjet tjetër, që shpëton për mrekulli.

Klevis Ruçaj kishte pak më shumë se një vit që kishte marrë patentën. Gjatë kësaj kohe, ai ishte ndëshkuar 5 herë nga Policia Rrugore, në një hark kohor prej 5 muajsh, nga shtatori deri në janar.

Në mesin e gjobave që kishte marrë ishin për parakalim të gabuar, moszbatim të sinjalistikës, duke i dhënë makinës ndërkohë që ndodhej në telefon, apo duke i dhënë mjetit e pa siguracion. Gjobë kishte edhe për gara shpejtësie në zonat urbane.

Klevis Ruçaj

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X