Tea Trifoni është një nga vajzat pjesëmarrëse në edicionin e dytë të programit të dashurisë, Përputhen.
Që pas eksperiencës së saj në këtë format, ajo fitoi një popullaritet të madh të cilin më pas e “përdori” kur doli nga programi. Sot ajo shpeshherë është në vëmendjen e mediave rozë, si dhe numëron një numër të madh ndjekësish në Instagram.
Tea edhe pse e rezervuar për çështjet e zemrës, përsëri mbetet aktive në Instagram duke ndarë me fansat foto nga përditshmëria e saj.
Mirëpo fotoja e fundit e postuar nga ish-konkurentja e Përputhen, ka hapur një debat të madh në rrjet. Ajo është akuzuar nga vetë ndjekësit e saj për fotoshop.
Në foton e publikuar, Trifoni ka pozuar nga një ballkon përballë një plazhi, ku beli dhe gjoksi i saj duken disi ndryshe.
Të shumtë kanë qenë komentuesit të cilët i kanë vënë në pah këto “modifikime” në foton e saj.
“Beli fotoshop, po hajt se për pak se kem kqyr,”-komenton njëri ngs ndjeksit.
Nuk është hera e parë që ndjekësit “shpërthejnë” kundër Tea Trifonit.
Tea në asnjë moment nuk ka zgjedhur t’iu kthente një përgjigje ndjekësve, por ka vazhduar të shijojë ndryshimet në fizikun e saj, për të cilat i ka marrë vetë vendimet.